Transmetuar më 31-12-2022, 10:52

Olta Gixhari, ka qenë duke biseduar së fundmi me Kristi Aliaj dhe Armaldo Kllogjeri lidhur me banorët e tjerë. Aktorja supozoi se mund të ketë një çift brenda shtëpisë së “BBV Albania VIP 2”.

Ajo theksoi se Amosi dhe Dea Mishel mund të bëhen çift.

“Ai thotë jo por unë i shoh shumë bashkë, domethënë sa i shoh bashkë, që kërcejnë bashkë, më duken si çift që dy kilometra larg. Kanë elektrizim”, theksoi aktorja.

Si do të jetë e vërteta? Mbetet për t’u parë.

Për aktoren Olta Gixhari mëngjesi i të premtes nuk ka qenë dhe aq i mirë, pasi ajo nuk është zgjuar me humor të mirë. Nervat mesa duket ia ka nxjerrë Armaldos, me të cilën “bashkëjeton” në rulot.

Tenori i është afruar t’i tregojë një histori, por ajo ia ka prerë shkurt. Më vonë ai tenton sërish ta pyesë se si e kalon ajo një mëngjes në shtëpinë e saj, por Olta kthehet me të bërtitura.

“Po ik ore më lër rehat, po të them që jam keq , ti vazhdon! Hej Zot i Madh, shqip po flas”- i thotë Olta e acaruar.

Më tej Olta ka debatuar edhe aktorin Gent Hazizi. Me sa duket shkak i debatit janë bërë diskutimet për festimet e Vitit të Ri. Olta, e cila ishte brenda oborrit të vogël të rulotit, iu drejtua Gentit me tone të ashpra, duke marrë edhe përgjigje të njëjtë.