Transmetuar më 31-12-2022, 10:16

Foto ilustruese

Elbasan- Digjen dy makina luksoze në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur dy automjete. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, por zjarri ka shkrumbuar gjithçka dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Sipas policisë , në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen "Kongresi" ,Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.