Një kontratë dyvjeçare e gjysmë si “mbret”, për t’u bërë sportisti më i paguar ndonjëherë. Aventura e Cristiano Ronaldos tek Al Nassr në Arabinë Saudite shkëlqen si ar. Trajneri i tij do të jetë Rudi Garcia, së bashku do të mundohen të fitojnë gjithçka me klubin arab (por ai nuk do të luajë në Champions League aziatik) dhe t’i sjellin prestigj futbollit saudit.
"Mezi pres të përjetoj një ligë të re në një vend tjetër. Vizioni me të cilin punon Al Nassr është shumë frymëzues. Jam i emocionuar që bashkohem me shokët e mi të skuadrës për t’u siguruar që së bashku mund të ndihmojmë klubin të fitojë tituj", – ishin fjalët e para të Ronaldos, pasi pozoi me fanellën e re me numrin 7.
Në shpalljen e marrëveshjes, vetë klubi postoi thjesht fillimisht në Twitter: "Sportisti më i madh në botë nënshkroi zyrtarisht për Al Nassr". Më pas, në një deklaratë vijuese shtoi:
"Historia është në zhvillim e sipër. Ky është një përforcim që jo vetëm do të frymëzojë klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha, por do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetvetes. Mirë se vini Cristiano në shtëpinë tuaj të re!”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd