Transmetuar më 31-12-2022, 09:25

Pogradec- Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Tushemisht.

Rasti u regjistrua rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht.

K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.