Transmetuar më 31-12-2022, 08:05

Cristiano Ronaldo është prezantuar te Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku do të fitojë 200 milionë euro në vit. Pesë herë lojtari më i mirë në botë ka nënshkruar kontratë dy vjeç e gjysmë me Al-Nassr. Siç e cekëm më lartë, 37-vjeçari, do të fitojë mbi 200 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe paratë që do të vijnë nga marketingu.

Ronaldo të fitojë mbi 16 milionë euro në muaj, pra aq sa pagat më të larta vjetore të lojtarëve në klubet më të mëdha evropiane.

Sa i përket javës, Ronaldo do të marr afër 4 milionë euro, ndërsa në ditë do të marri rreth 500 mijë euro, që është një shumë e frikshme. Për fund në orë ai fiton rreth 22 mijë euro, në minutë rreth 380 euro, ndërsa në sekondë mbi 6 euro.

Ai është lojtari më i paguar në histori të futbollit sipas kësaj kontrate.