Transmetuar më 30-12-2022, 22:59

Elhaida dhe Lediani janë përballur me komentet negative pasi bënë publike lidhjen e tyre.

Lediani tha gjate DWTS se ndjenja e tyre është reale si dhe theksoi se e shkuara e tij ka mbaruar.

“S’e kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq”, tha balerini.

Mirëpo, edhe Elhaida bëri një reagim. Këngëtarja tha se së bashku me Ledianin nuk kanë thyer asnjë kod moral me lidhjen e tyre të dashurisë.

“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete”, ka thënë Elhaida.