Transmetuar më 30-12-2022, 21:22

TIRANË – Një banesë është përfshirë nga zjarri në Yzberisht.

Raportohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar flakët.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi e cila ka rrjedhur.