Transmetuar më 30-12-2022, 19:40

ELBASAN- Identifikohet autori i aksidentit me vdekje në aksin Elbasan-Peqin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Papërr, ku, nga përplasja me një mjet, mbeti i vrarë 60-vjeçari Dalip Xhakoi. Mësohet se pas hetimeve, është zbuluar autori i aksidentit. Në momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit ishte larguar nga vendngjarja.

Por tani bëhet me dije se, autori që akuzohet si autori i kësaj ngjarje është aratisur drejt Italisë. Dalip Xhakoi u gjet më 23 dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit. Viktima është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Ai është lënë anash rrugës për rreth dy ditë, pasi banoret e zonës kanë menduar se ishte ne gjumë.