Transmetuar më 30-12-2022, 18:47

Pekini ritheksoi të premten kundërshtimin e vendosur ndaj shitjes të mundshme të armëve nga ShBA-ja për rajonin e Tajvanit, pasi Uashingtoni miratoi shitjen e një sistemi minimi antitank Tajvanit.

Sipas raporteve, shitja e mundshme do të jetë me një vlerë rreth 180 milionë dollarë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, i kërkoi Uashingtonit të ndalojë menjëherë kontaktet ushtarake me Tajvanin.