Transmetuar më 30-12-2022, 18:26

SHKODËR- Aksident në seri në Shkodër.

Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Koplik-Hanit Hotit.

Nga aksidenti kanë mbetur të plahosur dy persona. të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd