Transmetuar më 30-12-2022, 16:42

Prej orëve të para pas mesnatës dhe deri në mesditën e ditës së shtunë do të mbizotërojnë vranësirat mesatare dhe të dendura në veri e veriperëndim.

Më tej në vend do të hyjnë në qarkullim masat e qendrueshme të cilat do të sjellin mot me diell kryesisht ditën e diel.

Të pranishme do të jenë mjegulla e mjegullina në lugina.

Era do të fryjë juglindje e verilindje e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi i forcës 1 deri 3 ballë.