
Shtatë persona u vranë në një shpërthim që ndodhi në një restorant dykatësh në Aydin, Turqi , njoftoi kanali televiziv TRT Haber , duke cituar autoritetet lokale. “Guvernatori i Aydinit, Husein Aksoy deklaroi se 7 persona kanë humbur jetën, sipas të dhënave paraprake, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një restorant në lagjen Nazili ”, raportojnë mediat turke. Siç u bë e ditur në një përditësim më të ri, 4 nga personat që humbën jetën nga shpërthimi ishin gra dhe 3 fëmijë.
Gjithashtu, sipas të dhënave paraprake, pesë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, raportet e mediave thanë se dy persona u hodhën nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve.
Punonjësit kanë raportuar se kanë ndjerë një erë të çuditshme , pak para shpërthimit , i cili sipas informacioneve ka ndodhur gjatë ndërrimit të tubit të instalimit të gazit të lokalit, në ambientin e kuzhinës.
Aydini është një qytet në Turqinë perëndimore, kryeqyteti i rajonit homonim të vendit.
Ndërkohë, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag , tha se prokuroria vendase ka caktuar tre prokurorë për të hetuar shkaqet e këtij incidenti tragjik. Në të njëjtën kohë, një person i cili trajtohet si i dyshuar për shkaktimin e shpërthimit vdekjeprurës është dërguar në mbajtje .
Aydın Nazilli’de 7 kişinin hayatını kaybetmesiyle sonuçlanan patlamanın meydana geldiği restorandan ilk görüntüler. pic.twitter.com/iUh6RtakRq
— Haber (@Haber) December 30, 2022