Transmetuar më 30-12-2022, 14:46

Seksi dhe alkooli janë përmendur shpesh si të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Aq shpesh sa alkooli mendohet se nxit dëshirat seksuale. Hulumtimi, i cili u prezantua në konferencën e Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmikologjisë në Vjenë, tregon se birra ka efekt mbi zgjimin seksual tek burrat.

Ja 4 efekte që jep birrat tek burrat:

1.Zgjasin më shumë

Birra përmban një përbërës që është vërtetuar se bën që meshkujt të zgjasin më shumë gjatë marrëdhënies. Bëhet fjalë për fitoestrogjenin, që mbush me energji trupin dhe vonon orgazmën.

2.Ereksione më të lehta dhe më të shpeshta

Birra e zezë përmban më shumë hekur sesa bjondja, ndihmon që meshkujt të vinë në qejf pasi rrit numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e tij në penis. Kjo bën që ereksionet të jenë më të lehta për t’u arritur dhe më të shpeshta.

3.Rritje e qëndrueshmërisë dhe një zemër më e shëndetshme

Një studim italian thotë se meshkujt që konsumojnë birrë çdo ditë kanë më shumë rezistencë sesa ata që nuk e preferojnë. Një gotë në ditë ul me 31% rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose infarkteve. Kjo do të thotë se do të keni një zemër të shëndetshme.

4.Nuk keni pse të shqetësoheni për stomakun gjatë seksit

Ata që pinë birrë të zezë nuk kanë pse shqetësohen për stomakun gjatë seksit sepse kjo birrë përmban vitaminë B që ndihmon sistemin tretës. Kjo do të thotë se nuk do të ndiheni të ngathët me partneren.

Në fund, qershia mbi tortë: është krijuar një birrë vetëm për rritjen e performancës në shtrat dhe quhet “50 Shades of Green” dhe është e prodhuar nga Innis & Gunn”.