Transmetuar më 30-12-2022, 13:42

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, komentoi “Pakon e Madhe” të ndihmës që qeveria Rama ka caktuar të shpërndajë tek kategori të ndryshme të shoqërisë, me tyre dhe pensionistë.

Kjo qasje për Berishën është një truk elektoral që po aplikon kjo qeveri, ndërsa shtoi se shpërblimi përtej 8000 lekësh për pensionistët është shumë e papërfillshme në krahasim me inflacionin, i cili ka prekur rëndë konsumin, por dhe xhepat e shqiptarëve në tërësi.

Për Berishën, ndihmë e vërtetë do të ishte dhënia e rrogës dhe e pensionit të 13-të, si masë për të luftuar inflacionin.

“Është pilulë elektorale me efekt minimal krahasuar me çmimet stratosferike me të cilën përballëm pensionistët dhe ata që janë me rroga të ulët. Të paktën të kishte mëshirën, dhe të jepte një rrogë të 13, dhe tu jepte pensionin e 13-të, të cilat kanë ndodhur në përudha kur s’ka pasur inflacion, por këtë se bën, sepse nuk e lë vjedhja. Ky tallet, sepse do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat, sepse do të blejë dronë me një çmim që se di kush, kurse ushtarët kanë deklaruar dorëheqjen, sepse nuk jetojnë dot me atë rrogë mizerabël që marrin. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, ky shtet nuk është”, theksoi ai.