Transmetuar më 31-12-2022, 08:00

Ndërsa në Riad presin mbërritjen e Cristiano Ronaldos, me shpresën që ta zyrtarizojnë më 1 janar, Al Nassr vazhdon me projektin e tij për t’u bërë një nga referencat e mëdha të futbollit botëror. Më konkretisht, klubi saudit po përpiqet të bëjë bashkë figurat e futbollit botëror.

Portugezi është një hap më lart dhe inkorporimi i tij është planifikuar për ditët në vijim, por drejtuesit po punojnë për të bindur edhe Sergio Ramos që t’i bashkohet projektit, duke filluar nga vera e ardhshme.

Lojtari i PSG-së është objektivi i radhës. Madje, nga Arabia Saudite bëjnë me dije se presidenti i klubit dhe drejtori sportiv po përgatisin një udhëtim drejt Madridit, për të ecur përpara me projektet e shumta që kanë në mendje, duke përfshirë paraqitjen e një oferte për mbrojtësin spanjoll.

Operacioni duket i komplikuar, por nga Riadi nuk përjashtojnë asgjë. Ramos ka marrë pozicionin e titullarit në PSG këtë sezon dhe në kokën e tij është të vazhdojë në elitë. Kontrata e tij me skuadrën franceze përfundon më 30 qershor.

Përpara është sfida për të fituar Champions League me PSG-në dhe rikthimin në kombëtaren spanjolle, nga e cila nuk ka hequr dorë. Pas një viti të parë të komplikuar nga lëndimet, ai tani duket se ka gjetur habitatin ideal përkrah Mbappé dhe Achraf.

Sido që të jetë, prioriteti i Al Nassr-it për momentin është të rrëmbejë Cristiano Ronaldon dhe nga ai moment të bëhet sensacion i futbollit botëror.