Transmetuar më 30-12-2022, 13:15

Zhaklin Lekatari është opinionistja e re e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku ka folur rreth eksperiencës në spektakël, duke zbuluar edhe pritshmëritë e saj.

E pyetur a ka persona që mund të jenë pjesë e LGBTQ në edicionin e dytë të “BBV”, Zhaklin u përgjigj me po.

“Mendoj që po. Nuk e di sepse nuk është e thënë. Seksualiteti nuk është gjithmonë ajo mënyra se si ti sillesh, shfaqesh apo vishesh është shumë më kompleks. Nuk dua të tregohem e varfër në gjykim”.