Transmetuar më 30-12-2022, 11:55

SPANJË- Arrestohet në një ‘shtëpi bari’ shqiptari në Spanjë.

Një shqiptar i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e drogës është arrestuar sot nga policia në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari është kapur në një ‘shtëpi bari’ me 637 bimë kanabis afër kryeqytetit të Cuenca. Po ashtu, nga hetimet dyshohet se ai ishte anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare që eksportonte drogën drejt vendeve evropiane.

Infrastruktura që organizata kishte përgatitur brenda shtëpisë për të krijuar kushte optimale për zhvillimin e bimëve, kishte një sistem kompleks vaditjeje duke përdorur solucione ujore të përgatitura në mënyrë perfekte, një sistem ndriçimi, ngrohje dhe ajrimi shumë të zhvilluar, me të cilin arrinte të shkurtonte ciklet e zhvillimit, të bimëve për të gjeneruar deri në katër kultura të cilësisë së lartë në vit.

Krahas akuzës së trafikut të lëndëve narkotike, ai është akuzuar edhe për krimin e anëtarësimit në organizatë kriminale dhe mashtrimit dhe vjedhjes së energjisë elektrike, pasi për të nisur këtë infrastrukturë komplekse kërkohet një konsum i tepruar i energjisë elektrike, që zakonisht kalon 20 mijë euro në muaj, furnizimin që e marrin nëpërmjet lidhjeve të paligjshme në rrjetin elektrik. Hetimi është ende i hapur për identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit, si dhe për të çmontuar organizatën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd