
SHKODËR- Eksploziv banesës së efektivit të policisë në Shkodër.
Policia informon se tritoli është hedhur në banesën e punonjësit të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, Valter Serra. Sipas njoftimit, disa persona kanë hedhur një sasi lënde plasëse rreth orës 02:00, në oborrin e banesës së Serrës, e cila ndodhet në fshatin Bardhaj.
Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të Serrës dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Gjithashtu nga veprimet e para hetimore hetuesit kanë siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.