Transmetuar më 30-12-2022, 10:42

TIRANË- Qerim Mara është shpallur në kërkim nga policia në Vlorë pasi dyshohet si një nga autorët e zjarreve të shënuara gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin bregdetar. Policia njofton se Mara dyshohet se i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë në pronësi të Farudin Veizajt orët e para të mëngjesit. Subjekti ndodhej në lagjen ‘Hajro Çakërri’ ku raportohen vetëm dëme materiale. Mara i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia ka tentuar të djegë edhe automjetin e markës ‘Toyota’ në afërsi të banesës së Faraudin Veizajt në lagjen ‘Uji i Ftohtë’.

‘Qerim Mara në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit Faraudin Veizaj, 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit Faraudin Veizaj, ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.’- njofton policia.

Nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me njdnjë konflikt të mundshëm mes personave në fjalë. Policia është duke kërkuar, ndërsa motivi i ngjarjes pritet të zbardhet pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të autorit. Sakaq, në pyetje pritet të merret edhe pronari i subjektit Faraudin Veizaj.