Transmetuar më 30-12-2022, 09:34

Itali- Ngjarje tragjike në Itali. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një burgu në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës.

Mediat italiane shkruajnë se tragjedia ka ndodhur në burgun e Torre del Gallo. I riu i ka marrë jetën vetes duke rrotulluar çarçafin rreth qafës dhe duke e shtrënguar derisa ka mbytur veten.

Sipas informacioneve nga policia vendase, kjo është vdekja e gjashtë brenda këtij viti në burgun e Pavias që ndërmerren akte ekstreme.

Në pak më shumë se një muaj, midis fundit të tetorit dhe fillimit të dhjetorit, tre të burgosur të tjerë kryen vetëvrasje në Torre del Gallo.