Transmetuar më 29-12-2022, 23:21

VLORË- Shkrumbohet nga flakët në ecje një mjet, policisë flet për ngjarje aksidentale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja.

Paraprakisht njoftohet se ka marrë flakë mjeti me drejtues Xh.K.

Dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një difekti teknik, mjeti është djegur krejtësisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.