Transmetuar më 29-12-2022, 23:16

GREQI- Një tjetër tërmet është ndjerë rreth orës 23:15 të së enjtes, në zonat e Lakonisë dhe Mesinisë. Thellësia e epiqendrës së tërmetit ishte 8.5 kilometra.

Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter.

Raportohet se epiqendra ka qenë në zonën detare 38 kilometra në perëndim, në jugperëndim të Gerolimenës në Lakoni.