Transmetuar më 29-12-2022, 19:39

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka gjetur momentin që të flasë me Luiz Ejllin në shtëpi, e t’i thotë se nuk po u lejon hapësirë të tjerëve për të folur me të nëse duan.

“Ti thua se nuk vijnë disa gjëra t’i thonë sepse jam prononcuar unë?”, pyet këngëtari i njohur Kiarën.

Kjo e fundit i përgjigjet: “Nëse ti e bën këngë, mund të bëhet problem në vazhdim sepse jo çdo njeri e kupton mirësinë time”.

Luizi tha se nuk ka thënë që është përgjegjësi i saj, por Kiara mendon se kështu është parë.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës këngëtari sfidoi të ftohtin dhe u hodh në pishinë për të notuar. Sapo doli nga aty, Luizi i afrohet moderatores dhe e komplimenton duke i thënë “ylli i shtëpisë”.