Transmetuar më 29-12-2022, 18:59

Greqi- Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendin fqinj, Greqi, ka ngjallur jehonë arrestimi i specialistes së IT në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH).

media greke. në një artikull të saj shkruan se 28-vjeçarja, e cila bëntë një jetë si gangstere u kap në kufi me Maqedoninë e Veriut duke transportuar 58 kg drogë.

Sipas medias greke ky është një skandal, ku një zyrtare e lartë me post drejtues kapet me drogë.

Teksa citon mediat shqiptare, Protothema thotë se droga vinte nga Shkodra dhe dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjera nga Fushë Kruja dhe Korça.

“Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat”, shkruan media greke.

Në Instagram, 28-vjeçarja Erisa Fero ka treguar shpesh stilin e jetës së saj të veçantë dhe luksoze, ndërsa në profilin e saj ka edhe një video ku shihet teksa gjuan.

“Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan ajo. Ndërsa në imazhe të tjera ai shihet duke tymosur një puro.