
TIRANË- Punonjësja e AKSHI-t, Erisa Fero, e cila ditën e sotme u kap në Pogradec duke transportuar 58 kilogramë kanabis, ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, kryesisht në ‘Tik Tok’ ku reklamonte jetën e saj të përditshme. Në një prej videove të postuara, Fero shihet teksa kërcen nën ritmet e muzikës.
“U tërbofsh se na tërbove,”- shkruan ajo krah videos.
@herttulinvara Jep#livekt #varakt #fry #foryou ♬ Gyal You a Party Animal – Sped Up – Charly Black
Në një tjetër video ajo shkruan me humor se do të preferonte të mbytej në det, para se t’i besonte sërish ‘atij’.
Ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Erisa është ndjerë mjaft krenare për faktin që kreu i qeverisë Edi Rama ka rrethuar zonën dhe ka ngritur një perimetër sigurie, të cilin ish-i dashuri i saj nuk do të mund ta kalonte dot, pasi nuk është pjesë e administratës, si ajo.
@markovicaana dzaja moj #takojekakoje #fyp #viral #foryoupage #najboljedrugarice #dzaja #💛 ♬ original sound – Kad smo bili deca
Sulmi ish-kryeministrit Sali Berisha nga Gert Shehu, ngjarje e ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, ka qenë një arsye më shumë që Erisa të qeshte.
“Nuk mund të ndaloj së pari kaq shumë here,”- shkruan ajo teksa shpërndan videon e sulmit.
Jetën që bënte, ajo e justifikon me një video ‘humoristike’.
“Kur ajo të pyet gjithë kohën me çfarë merresh që ke kaq shumë lekë, ndërkohë ti, pa punë!,”- shkruan ajo në një video ku duke një makinë me targa angleze.
Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.
@isf666 #🤷🏼♀️🤦🏼♀️🤪🙊😂 ♬ sonido original – Lissette Cruz