Transmetuar më 29-12-2022, 17:51

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Silva Caka ka reaguar për arrestimin e specialistes së AKSHI-t pasi u kap me drogë në makinë.

Sipas Cakës, Erisa Fero mund të figurojë si punonjëse e AKSHI-t, por në të vërtetë aktivitetin e përditshëm e kryen në Ministrinë e Brendshme.

Në një postim në Facebook, Caka thotë se Erisa nuk është 100% fajtore, pasi thjesht ka zbatuar urdhrat e ministrit.

Postimi i Silva Cakës:

Erisa Fero mund te figuroje si specialiste e AKSHI-t (bazuar ne sistemin e centralizuar te IT-ve te institucioneve, te cilet emerohen dhe shkarkohen nga AKSHI), por qendren dhe aktivitetin e perditshem te punes e ka ne Ministrine e Brendshme; ose te pakten keshtu eshte prezantuar ne kontrollin doganor.

Ka qene pikerisht emri i kesaj Ministrie, qe e ka bere Erisen, shume shoqe te Erises apo edhe Habilajt dikur qe leviznin me makinen personale te Ministrit, qe t’i shpetojne kontrolleve ne portat doganore.

Si mund te presim hetim te plote te krimit, kur jane vete punonjesit e Ministrise se Brendshme apo Policise se Shtetit ata qe garantojne mbarevajtjen e aktiviteteve kriminale? Erisa ishte perfshire 4 here ne aktivitete kriminale, por mburoja e punonjeses se Ministrise se Brendshme e ruante nga cdo kontroll. Po SHÇBA-ja cfare bente nderkohe???

Erisa ka qene anetare e nje KZAZ-je, çka me siguri i ka siguruar asaj edhe vendin e punes e ndoshta eshte edhe patronazhiste…

Por ne fund te dites Erisa nuk eshte 100% fajtore; ajo thjesht ka zbatuar devizen e Ministrit te saj: pa krim nuk ka zhvillim. Kjo eshte administrata e Rames; keta jane Ministrat, keta do jene dhe vartesit.