Transmetuar më 29-12-2022, 16:29

Një fejesë është bërë shkak për një përleshje masive mes dy familjesh në Itali. Mediat vendase raportojnë se sherri ka nisur pasi një 18-vjeçare shqiptare ishte lidhur me 21-vjeçar marokien. Mirëpo, kjo lidhje nuk është miratuar dhe është kundërshtuar ashpër nga familjarët e vajzës shqiptare.

Përplasja ka nisur pasi vajza kishte dalë xhiro me motrën dhe partnerin e saj dhe papritur kanë hasur me disa të afërm të saj. Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë. Gjithashtu dhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij.

Më pas kanë ndërhyrë dhe anëtarë të tjerë të familjes së vajzës, duke përfshirë një 32 vjeçar, i cili dyshohet se nxori një thikë. E reja ka denoncuar në polici të afërmit e saj, duke thënë se ka marrë shpesh kërcënime për gjashtë muaj. Më pas, vajza u kthye në Shqipëri duke i dhënë fund fejesës.