Transmetuar më 29-12-2022, 15:20

QAFË THANË – Fluks automjetesh në të gjitha pikat kufitare.

Në pikën kufitare të Kapshticës gjatë ditës së djeshme mësohet se kanë hyrë mbi 4.400 qytetarë dhe kanë dalë mbi 2.100 persona.

Ndërkohë, burime nga policia kufitare e Qafë-Thanës bënë me dije se po më 28 dhjetor, kanë hyrë për në Shqipëri rreth 2.800 persona dhe kanë dalë mbi 2.100 qytetarë.

Pothuajse çdo vit fluksi i automjeteve në pikat kufitare me raste festash është i pashmangëshm, pasi emigrantët zgjedhin të festojnë në atdheun e tyre pranë familjarëve.

Edhe këtë vit, në ditët e fundit të 2022-it, fluksi në dy pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë ka bllokuar me orë të tëra udhëtarët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd