Transmetuar më 29-12-2022, 14:40

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Olta Gixharit dhe Amos Mujo Zaharisë në shtëoinë e Big Brother VIP.

E gjitha ka ardhur si pasojë e gërhitjes së Luiz Ejllit që ka lënë pa gjumë shumë banorë. Një prej të cilëve ishte dhe Amosi, i cili mbrëmjen e kaluar e kaloi natën duke fjetur në oborr dhe Olta e vuri re kur doli për të bërë rutinën e saj të mëngjesit. Ndërkohë që më pas në rulotë atë e viziton Luizi i cili i thotë se gjithë natës banorët i thoshin “mos gërhit se na le pagjumë”, gjë që i ka shkaktuar të qeshura Oltës , por jo Amosit, i cili ka ngritur dhe zërin.

Në debat që ka degraduar në gjuhë të ashpër, Amosi i është drejtuar Oltës me fjalët “ik pi*dhu”.

Amos: Po kur të tha s’më la me fjet pse të erdhi me qesh? Të kam dëgjuar me veshët e mi, kur e pyete këtë robin ca do Amosi atje. Këtu këtu.

Olta: Je në terezi mo? ca është kjo po bën kshu ti mo ca janë këto kërcënime?

Amos: Po ta bëj pra ta bëj, pse qekan kërcënime?

Olta: Më sqaro një herë ça je duke thënë

Amos: Ja ta them unë. kush është ai atje.

Amos: Prita pra, Amosi, pse po fle atje?

Olta: E ke gabim jam cu e para unë

Olta: E të erdha afër e vëllai i madh më tërhoqi vëmendjen kujtova thashë shkova se pashë Amosin e kujtova mos ishe sëmurë

Amos: Po lëri mo këto po ca kishte për të qeshur se nuk mora vesh.

Olta: Si lëri këto? Qesha se tha ai u mblodhën të gjithë te koka ime

Amos: Po të dëgjova me veshët e mi, i bie që të të besoj ty e jo veshëve të mi Olta? E nxore që tani ëëë?