Transmetuar më 29-12-2022, 13:31

TIRANË- Likmend Basha është 32-vjeçari i arrestuar nga Policia e Korçës pasi u kap së bashku me Erisa Feron, në mjetin me 58 kg drogë. I riu, rezulton të jetë djali i një biznesmeni të njohur nga Fushë-Kruja. Në pranga përfunduan Fero, Basha dhe një 17-vjeçari me inicialet M.K. Policia ka shpallur në kërkim dy personat e përfshirë në këtë skemë, me inicialet F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec.

Aksioni u krye kryer nga prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë Korçë, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSH-it dhe bllokimin e 58 kg drogë hashash. Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.

Policia konstatoi në Qafë Thanë automjetin tip “Volkswagen” pranë të cilit ndodhej Basha. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Nga hetimet e kryera rezulton se tre personat kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës. Po nga veprimet e para hetimore rezulton se trafikimin e sasisë së drogës në drejtim të Maqedonisë, do ta kryenin dy personat e shpallur në kërkim.

Tre personat e arrestuar në flagrancë do të hetohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.