Transmetuar më 29-12-2022, 12:46

Lushnje- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Bashkinë Lushnje. Shpresa Cani, 48 vjeçe ndërroi jetë brenda bashkisë pasi kishte shkuar për t’u ankuar. Lidhur me ngjarjen tragjike tezet kanë dhënë detaje. Sipas tyre Shpresa vuante nga talasemia dhe merrte gjithmonë gjak.

"Vajtëm në Lushnje e gjetën të vdekur. Vetëm shkoi atje ajo. Qe vdekje e papritur o bir, u nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Do bënte letrat e pensionit. Nuk e di tezja e bir. Vuante nga anemia. Ishte anemike. Kishte probleme, merrte gjak. Ishte talesemike. Ka kohë që ishte sëmurë. Nuk rrinte dhe aq sëmurë, merrte gjak. Kur u tha që vdiq atje u habitëm,"-thanë për mediat tezet e të ndjerës.