Transmetuar më 29-12-2022, 12:38

LUSHNJE- Në foto është Shpresa Cani, 48-vjeçarja që ndërroi jetë brenda Bashkisë Lushnje.

Sipas të dhënave, duket se kempin që merrte për sëmundjen që e mundonte prej kohësh, kishte të vetmen formë mbijetese. E në momentin kur i është hequr e drejta për të marrë paratë, ka shkuar për një takim me Anila Çelën, drejtoreshë e ndihmës sociale, për t’u ankuar.

E reja, beqare dhe që jetonte ende me të atin, kempin kishte të vetmen të ardhur, pasi për shkak të ligjit kush jeton në fshat dhe ka tokë, nuk merr përkrahje sociale.

Për shkak se para do të merrte, Çela raportohet se do ndihmohej me ushqime, por jo me para. Në ato momente ajo është këputur dhe ka ndërruar jetë pa ardhur ambulanca.