Transmetuar më 29-12-2022, 11:38

Daniele Orsato fitoi edicionin e pestë të çmimit ndërkombëtar "Giulio Campanati". "Bilbili" italian u votua si arbitri më i mirë i Kupës së Botës në Katar nga një juri cilësore, e caktuar nga Shoqata "Amici di Giulio Campanati" dhe nga seksioni Aia i Milanos "Umberto Meazza-Giulio Campanati".

Gazetarët janë pjesë e saj, duke përfshirë drejtorin e "Gazzetta dello Sport", Stefano Barigelli, numri një i FIGC, Gabriele Gravina, eksponentë të botës së arbitrimit dhe "bilbila" të mëdhenj të së shkuarës si Roberto Rosetti, Pierluigi Collina e Nicola Rizzoli.

Edhe pse ai nuk ishte caktuar për në finalen e "Katar 2022", sipas mendimit të jurisë, Orsato ofroi shfaqje të patëmetë në të gjitha ndeshjet, ku ishte i përfshirë. Në veçanti, në gjysmëfinalen Argjentinë-Kroaci.

Çmimi u vendos për herë të parë me rastin e Kupës së Botës 2014, në Brazil, për të përkujtuar "Presidentissimo" Giulio Campanati, arbitri historik në Serie A (nga 1952 deri më 1966) dhe ndërkombëtarisht (nga 1956 deri më 1966) përpara rolin e emëruesit të lidershipit (1968-1972).

Ai ishte gjithashtu dizenjator dhe anëtar i komisionit të arbitrave të UEFA-s nga viti 1968 deri më 1992. Orsato është "bilbili" i dytë italian që e fiton këtë çmim. Ai pason Nicola Rizzoli, fitues pas Kupës së Botës 2014 dhe Kampionatit Evropian 2016.

Edicioni i tretë, ai pas Botërorit 2018, shkoi për arbitrin argjentinas Nestor Pitana, ndërsa çmimi pas Kampionatit Evropian 2020 iu dha holandezit Bijorn Kuipers. Të gjitha ceremonitë e ndarjes së çmimeve u mbajtën në "San Siro", para një ndeshjeje të kombëtares. Edhe ajo e Orsato do të mbahet në Milano gjatë vitit 2023.