Transmetuar më 29-12-2022, 10:53

Lushnje- Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur sot në bashkinë e Lushnjes.

Një qytetare vdiq pas takimit me kryetaren e bashkisë.

Shtetesja Shpresa Cani, 58 vjeç nga fshati Çinar, ka ndërruar jetë pasi ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur se përse i është hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur te zyra e informacionit, ajo është drejtuar te drejtoria e ndihmës sociale.

Mësohet se viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nmga lista e përkrahjes sociale e madje është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58 vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur një kat më lart në takim me kryetaren.

Por sapo ka kryer takimin, është ndjerë keq dhe për këtë qëllim është njoftuar ambulanca e spitalit.

58-vjeçarja ka ndërruar jetë në ambientet brenda saj.

Por ajo që habit më shumë është fakti se kryetarja e bashkisë ka kërkuar të theret urgjent një pulë e zezë e cila do të prishte në këtë mënyrë magjinë që i kishin bërë kësaj bashkie e veçanërisht zyrës së kryetares pasi në këtë zyrë kanë ndodhur mjaft ngjarje.

Jo vetëm kryetarja, por edhe punonjësit e bashkisë tashmë janë të tmerruar pas një varg ngjarjesh të bujshme në këtë institucion. Hedhja e bombës ish kryetarit Tushe, arrestimi ish nekryetarit Nushi, vdekja e drejtorit te ujësjellësit Albert Divjaka kanë bërë që të gjithë të mendojnë se duhet therur urgjent një pulë e zezë që të prishet magjia.