Transmetuar më 29-12-2022, 10:20

Lushnje- Ngjarje e rëndë në qytetin e Lushnjes. Një qytetare vdes pas takimit me kryetaren e bashkisë.

Burime për noa.al informojnë se një 58 vjecare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnje.

Shtetesja Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur se përse i është hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur te zyra e informacionit, ajo është drejtuar te drejtoria e ndihmës sociale.

Mësohet se viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nmga lista e përkrahjes sociale e madje është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58 vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur një kat më lart në takim me kryetaren.

Por sapo ka kryer takimin, është ndjerë keq dhe për këtë qëllim është njoftuar ambulanca e spitalit.

Por edhe pse ambulanca mbërriti në bashki, 58-vjeçarja ka ndërruar jetë në ambientet brenda saj.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe policia dhe grupi hetimor.

Mësohet se ngjarja ka tronditur kryetaren e bashkisë e cila për habinë e të gjithëve ka kërkuar që të gjendet urgjent një pulë e zezë dhe të theret brenda zyrës së saj pasi vetëm kështu bashkia mund të shpëtojë nga syri i keq.