Transmetuar më 28-12-2022, 21:46

Ish-konkurrenti i "Përputhen", Andi dhe modelja Gresa kanë krijuar shumë afrimitet mes tyre në "Big Brother VIP Kosova" duke u komentuar shumë në rrjet. Por sot Gresa e ka habitur Andin me deklaratën e saj, duke i treguar se çfarë bën me shokun e ngushtë.

"A rri për shembull me ndonjë shok kështu?", e pyeti Andi Gresën teksa e përqafoi pranë vetes.

"Po, kënaqemi", u përgjigj modelja dhe tregoi më pas: "Unë me shokun tim të ngushtë flejmë bashkë…".

"Çfarë?!", e pyeti Andi. "Krruhemi", vazhdoi Gresa. "Krruheni?", e pyeti Andi i habitur. "Po, më bën masazh", tha modelja. Më pas Gresa tregoi se ai është munduar në fillim, por ajo nuk e ka lejuar dhe tani janë vetëm shokë.