Transmetuar më 28-12-2022, 20:35

Një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur në muajin tetor në Belgjikë ka sjellë para drejtësisë babë e bir nga Shqipëria pasi një i ri rreth të 20-ave ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital me plagë nga armë zjarri.

I riu u shoqërua në ambientet e spitalit në Turnhout nga dy persona të mitur, por vetëm pas hetimeve të mëtejshme u zbulua që vrasja ishte kryer nga dy shqiptarët, Andi. A, 46- vjeçar dhe i biri 20-vjeçar Antonio. A.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një marrëveshjeje të lidhur me drogën e cila mendohet se ka shkuar keq ditën kur i riu Migelvio Veldëijk kishte rënë dakord të takohej me 4 persona të tjerë.