Transmetuar më 28-12-2022, 14:22

Greqi- Tërmeti i fortë shkund Greqinë.

Sipas EMSC, tërmeti kishte një magnitudë 4.8 ballë.

Epiqendra ka qenë 13 km larg Chalkida në Kastella, (Evia), por është ndjerë edhe në Atikë.

Sipas sizmologut, Gerasimos Houliaras, në komunikim me protothema.gr, dridhja sizmike ka ndodhur në një zonë pa aktivitet të veçantë sizmik. Thellësia fokale është në 13.2 km.

Prej disa kohësh Greqia është goditur nga disa tërmete të fuqishëm, por që fatmirësisht kanë qenë me thellësi fokale të madhe duke mos sjellë pasoja të rënda.

Greqia, Shjqipëria, Turqia dhe Italia bëjnë pjesë në zonën me aktivitet të lartë sizmik.