Transmetuar më 28-12-2022, 14:16

Kompania Green Coast ka bërë të mundur rinovimin e mjedisit sportiv për nxënësit në shkollën e fshatit Dhërmi në Himarë.

Ky ambienti i ri, tashmë do të shërbejë për të gjithë fëmijët e zonës, për orën e edukimit fizik dhe për të kaluar kohën e lirë.

Mjedisi sportiv do të mundësojë kryerjen me kushtet e duhura të procesit mësimor si dhe do të jetë në dispozicion të fëmijëve pas mësimit si një vlerë e shtuar e zonës.

Krahas mjedisit sportiv një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe këndit të lodrave, i cili i do t’i shërbejë fëmijëve të kopshtit në Dhërmi.

Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Green Coast, Armando Alicanaj, prezent në inaugurimin e ambienteve sportive, u shpreh se kompania ka gjithnjë në fokus brezin e ri.

Qëllimi i Green Coast është që në zonën ku operon të risë nivelin arsimor në krijimin e kushteve më të mira duke sjellë mundësi të reja për të gjithë fëmijët e zonës.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Gjik Bixhili” në Dhërmi, Eva Petromilo, e cilësoi investimin si domosdoshmëri për nxënësit dhe komunitetin.

Projektet sociale të Green Coast janë pjesë e angazhimit të Grupit BALFIN për të ndihmuar komunitetin, ku kontributi për edukimin gëzon vëmendjen e veçantë.

Pak kohë më parë, kompania Green Coast ka bërë të mundur pajisjen e të gjitha klasave në shkollat e Himarës me tabela të zeza të cilat lehtësojnë mësimdhënien si dhe kopshti në qytetin e Himarës, është pajisur me sistem kondicionimi në të gjitha mjediset e tij.

Angazhimi i Green Coast do të vijojë me të njëjtat ritme edhe në 2023.