Transmetuar më 29-12-2022, 08:00

Virgil van Dijk do ta ketë të vështirë ta harrojë Botërorin në Katar. Qendërmbrojtësi tashmë i është rikthyer aktivitetit me Liverpool-in, skuadrën e tij, por ende ka në kujtesë Botërorin e fundit.

Të besuarit e Van Gaal humbën me penallti kundër Argjentinës në çerekfinale të "Katar 2022". Van Dijk humbi të parën, një gabim që nuk i hiqet dot nga koka.

"Nuk mund të flija për dy ditë, pas asaj ndeshjeje. Iu afruam shumë afër kualifikimit, duke përmbysur disavantazhin 2-0. Fatkeqësisht, unë humba një penallti të rëndësishme.

Më dhemb shumë, pata një pasdite dhe natë shumë të vështirë. Isha i shkëputur për pak kohë nga futbolli dhe shfrytëzova rastin të qëndroja me familjen, e cila është gjëja më e rëndësishme në jetë”.

Van Dijk u rikthye në garë me Liverpool-in në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dhe fituar. "Reds" mundën Aston Villa (3-1) të hënën dhe qendërmbrojtësi shënoi golin e dytë, në minutën e 37-të.

Pa dyshim, mënyra më e mirë për të harruar Kupën e Botës: “Ishte koha për të shënuar sërish. Ishte e rëndësishme të ktheheshim në këtë mënyrë në Premier League”.