
Luizi Ejlli nuk është zgjuar aspak i lumtur nga gjumi. Kjo për shkak se banorët në dhomë kanë vendosur ta ngacmojnë, gjatë kohës që flinte. Dhe Luizi i sheh si fëmijë ata që luajnë, kur ai ndodhet në gjumë.
Këngëtari i njohur ishte duke biseduar me aktorin e dashur për publikun, Gent Hazizi, kur në një moment shprehet “kalamaj b**e”, por pa përmendur asnjë emër.
Pranë tyre ishte edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, e cila e pyeti Luizin se kush është kalama, por ai nuk përmendi emra.
Pjesë nga biseda:
Genti: Ça të bëj unë o Luiz, do u bërtas njerëzve?
Luizi: Kalamaj, e di si është ajo shprehja, kalamaj b**e, kështu janë. Ça ke që më shikon ashtu?
Tea: Kush është kalama?
Luizi: Kush është kalama? Je ti?
Tea: Jo
Luizi: Ke bërë ndonjë kalamallëk? Atëherë vazhdo pi ujë
Tea: Sa i bie të jetë ora?
Luizi: Ja po hy t’i pyes një për një
Tea: 6.30
Luizi: I çoj të gjithë prej gjumit e i pyes.