Transmetuar më 28-12-2022, 12:49

Policia tajlandeze është vënë në kërkim të një shtetasi të huaj, kapur në kamera duke bërë seks në publik me një prostitutë gjatë natës së Krishtlindjeve.

Turisti biond u filmua duke bërë akte të turpshme në publik me një punonjësen seksi me pagesë rreth orës 4 të mëngjesit të ditës së Krishtlindjes në Pattaya.

Qyteti turistik i Tajlandës njihet si "Qyteti i mëkatit" për shkak të bareve dhe salloneve të masazhit.

Videoja tronditëse e kamerës së sigurisë tregon turistin që ulet në një bordurë dhe femrën që afrohet fillimisht dike kryer seks oral dhe më pas bëjnë seks.

Në një moment, turisti biond madje ia bën me dorë një kalimtari, i cili kishte ndaluar për të filmuar në telefonin e tij skenën e turpshme të seksit. Video që shihni më poshtë u bë virale pasi u publikua nga Viral Press, raporton noa.al.

Dëshmitari okular 50-vjeçar e përshkroi mashkullin si një "të huaj të neveritshëm" i cili dukej se ishte i dehur.

"Ata ishin ulur atje duke e bërë dhe nuk donin t’ia dinin për njerëzit dhe makinat që kalonin. Ata madje më shihnin duke i parë, por ai ishte shumë i dehur për t’u kujdesur.”

Dëshmitari okular i tronditur shtoi: “Dëgjova burrin duke folur. Ai ishte nga Anglia. Mbaruan, pastaj folën dhe ai i dha diçka, mendoj se ishin para dhe ajo u largua. Jam lodhur nga të huajt e neveritshëm që e trajtojnë qytetin tim si një kosh plehrash.”

Kapiteni i policisë Yutthapol Boonkerd tha se policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë në një përpjekje për të gjurmuar turistin. Ai përballet me masë arresti me burg për vepra të turpshme në publik. /noa.al