Transmetuar më 28-12-2022, 12:21

Itali- Një ngjarje tragjike ndodhi për Krushtlindje në Itali. Një 8-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në Foggia.

Mësohet se fëmija quhet Oriel. Vogëlushi jetonte së bashku me familjen në Noicattaro, një provincë në Bari.

Së bashku me babain, mamanë dhe motrën ai kishte shkuar në Borgo Segezia një ditë para Krishtlindjes tek shtëpia e disa të afërmve që jetojnë në këtë fshat. Sipas hetimeve të para, djali ka qenë duke luajtur futboll kur është goditur nga një makinë që drejtohej nga një grua. Shoferja ka ndaluar që t’i japë ndihmën e parë të voglit, por 8-vjeçari vdiq disa orë më pas në spital.

Familja e Orielit sapo kishte përfunduar drekën e Krishtlindjeve kur ndodhi tragjedia. Të afërmit e vogëlushit njihen në Borgo Segezia.

“Janë njerëz të mirë. Të sjellshëm dhe punëtorë. Kur dëgjuam lajmin u frikësua se ishte një nga fëmijët që jeton në atë fermë. I njohim të gjithë ata. Jemi pak veta këtu. Na vjen keq për atë fëmijë dhe familjen e tij. Ata kishin ardhur atë ditë për të festuar, por u kthye në një tragjedi”, tha farmacisti i lagjes.