Transmetuar më 28-12-2022, 12:14

Leonel Fransezze, i cili ka më shumë se 5 milionë ndjekës në TikTok, ngarkoi një video që është bërë tepër “virale” në llogarinë e tij të këtij rrjeti social. Në të mund të shihet shërbëtorja e tij shtëpiake duke u regjistruar, pa e ditur, teksa shihte finalen e Kupës së Botës në Katar 2022, mes Francës dhe Argjentinës.

Reagimi i gruas u bë “viral”, pasi tiktokeri publikoi videon e kamerave të sigurisë, duke parë festën e shërbëtores së quajtur Luisa. Në klip mund të shihni gruan duke parë nga afër minutat e fundit të finales së Kupës së Botës. Doña Luisa nuk e fshihte dot nervozizmin dhe i prekte vazhdimisht duart gjatë gjuajtjes së penalltive.

Pasi u zbulua se Argjentina e kishte fituar ndeshjen, gruaja u hodh nga vendi e ngazëllyer, duke bërtitur fitoren e skuadrës bardhekaltër. Në mes të gëzimit, Luisa u gjunjëzua dhe nuk mundi të mos qante. Videoja tashmë ka më shumë se 9 milionë shikime.

“Njerëzit nuk e dinë se sa shumë kam qarë duke parë kamerën time të sigurisë. I kërkova leje për ta ngarkuar në rrjetet sociale, sepse ishte një mbikëqyrje me video e punëtores së shtëpisë. Doña Luisa, faleminderit që festuat kështu dhe treguat se Bolivia e Argjentina janë një zemër”, – ka shkruar Fransezze në përshkrimin e videos.

Kliko për ta parë videon KETU