Transmetuar më 28-12-2022, 11:56

TIRANË- Modelja Kejvina Kthella rrëfeu në Big Brother VIP një rast aksidenti me Range Rover ku përplasi një familje që po shkonte në spital. Modelja deklaroi më pas publikisht se ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte nisur për Vlorë.

Për JOQ ka reaguar kryefamiljari që ajo përplasi. Ai thotë se ajo u largua nga vendngjarja pasi ishte e dehur dhe kishte frikë t’i nënshtrohej testit të alkoolit e ndër të tjera se makinën tip Range Rover e kishte marrë me qira. Ngjarja ka ndodhur më 26 Prill rreth orës 18.00 në hyrje të rrethrrotullimit të Selitës.

REAGIMI:

”Ndihem me te vertete i indinjuar nga deklaratat e vipes me te madhe ne vend Kejvina Kthelles. Me paturpesin me te madhe pervec se perdor gjuhe tallese ndaj qytetareve qe ka aksidentuar por e tregon te gjith ngjarjen me nje delir madheshtie sikur ka bere nje veprim qe eshte per tu vleresuar. Une jam qytetari qe me ka aksidentuar. E nderuara Kthella pervecese arrogante ne komunikim ka bere dhe nje sjellje komplet te papergjegjshme ne vendin e aksidentit. E gjithe menyra sesi e tregon ngjarjen tregon shume per te si njeri.

Dhe dua ti them kejvines qe makinen e kishe te mare me qira, mos e shit veten per dicka qe nuk je. Dhe se fundmi i them Kthelles mos ta prargjykoje librin nga kopertina, nuk e di me cfare niveli njerzish ke te besh. PS: makinen e kam dy here me te madhe se ajo qe kishe marre ti e dashur me qira!”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd