Transmetuar më 28-12-2022, 11:52

Durrës- Emërohet drejtoresha e re e kadastrës së Durrësit.

Xheni Agolli është prezantuar sot zyrtarisht para stafit.

Prezantimi i saj vjen disa ditë pas dorëheqjes së drejtoreshës së komanduar të ASHK Durrës, Risena Xhaja.

Emërimi i ri pason disa shkarkime dhe emërime të mëparshme në këtë institucion dhe duket se çështja e pronave dhe moria e ndërtimeve në qytetin bregdetar mbetet shkaku kryesor.