Transmetuar më 28-12-2022, 11:11

Tiranë- Gjykata e Apeli pritet që të marrë në shqyrtim ditën e sotme ankimimin nga avokatët e Gerti Shehut, i riu i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor.

Avokatët e Shehut kërkojnë dy masa më të lehta sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ata i kanë kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik, pasi sipas tyre Shehu vuan nga çrregullime mendore. Po ashtu nga apeli është kërkuar dhe vendosja e masës arrest shtëpie.

Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësorë sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë. Shehu pritet të dalë sot në orën 12:00 para trupës gjykuese.