Transmetuar më 28-12-2022, 11:09

Zhaklina, e cila u zgjodh e preferuara e publikut për këtë javë, kishte mundësi që të ndryshonte çiftin e rulotit. E fati e donte që pas një sherri të heshtur Olta -Zhaklina, ato të ndërronin vendet me njëra -tjetrën.

Ajo tha se do ta linte rulotën së bashku me Ronaldon dhe në vendin e tyre do të shkonin Olta dhe Armaldo.

Aktorja e njohur refuzoi shkuarjen në rulotë e cila ishte zgjedhje e Zhaklinës si e preferuar e publikut. Por vëllai i madh ia bëri të qartë se një zgjedhje e tillë ka pasoja për të tjerët: “Të gjithë do të mbesnin pa cigare për një javë”.

Si pasojë asaj iu desh të ndërronte mendje pasi kundërshtimi i banorëve ishte i madh.

Pjesë nga biseda:

Arbana: Vëllai i madh të jep mundësinë të mos shkosh në rulotë, por banorët e tjerë për një javë nuk do kenë cigare .

Luzi: Po pse duhet të dënohemi ne të tjerët sepse Olta nuk ka shkruar në formular që unë jam klaustrofobike. Tani Olta të tregojë arsyen e vërtete se përse nuk do të shkojë. Mos bëj si princeshë!

Genti: Unë pa cigare pranoj.

Olta: pse nuk kemi një përcaktim për kohën, por ky nuk është kjo arsyeja. Unë jam klaustrofobike . Unë do shkoj se e di ç’domethënë për ta të rrish pa cigare. Ok do e provoj, por shqetësimi im është më serioz se cigaret e këtyre. Unë e dija që Zhaklina do më zgjidhte.