
Tiranë- Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave të Shqipërië me Kinën.
Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të këshillit të ministrave.
Vizat do të hiqen për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli iMinistravee vendosi niratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.