Transmetuar më 28-12-2022, 10:32

ITALI- Një e moshuar shqiptare tentoi të braktiste nipin e mitur në Rimmi. Mediat italiane raportojnë se e moshuara (ende e paidentifikuar) kishte ardhur nga Shqipëria me një qëllim shumë specifik: të braktiste nipin e saj të mitur në Itali dhe më pas të kthehej në atdhe.

Por, autoritetet italiane bënë të mundur identifikimin e gjyshes, ndalimin e saj dhe refuzimin për të kaluar kufirin, së bashku me nipin e vogël. Shqiptarja kishte qëllim braktisjen e nipit në mënyrë që të përfitonte nga rregulloret për të miturit e pashoqëruar.

Megjithatë, hetimet e policisë bënë të mundur demaskimin e qëllimeve reale të gjyshes dhe kthimin e saj në Shqipëri të ndjekur nga e mitura”. Por dy ditë më vonë, gruaja dhe djali tentuan të njëjtin operacion në portin e Barit, ku u refuzuan sërish.

Gruaja e moshuar dhe nipi i saj synonin, sipas të gjitha gjasave, të shfrytëzonin një ligj specifik në fuqi në Itali, i cili, në kuadër të politikave të pritjes, për të mbështetur aktivitetet e pritjes së të miturve nga Bashkitë, u njihte të gjithë të miturve të pashoqëruar mundësinë e hyrjes në vend, shërbime, financuar nga Fondi Kombëtar për politikat dhe shërbimet e azilit.

I njëjti ligj parashikon gjithashtu që, me mbushjen e moshës madhore, të rriturit e rinj që kërkojnë azil qëndrojnë në qendrat dytësore të pritjes të bashkive (Sai) deri në përcaktimin e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare.

Në nëntor 2022, në Itali ishin rreth 20 mijë të mitur të pashoqëruar të përkujdesur nga sistemi i pritjes, sipas të dhënave të disponueshme nga Ministria e Politikave Sociale. Një numër i konsiderueshëm i tyre (rreth 25%) vijnë nga Ukraina: pasuar, në renditjen e vendeve të origjinës, nga Egjipti, Tunizia dhe Shqipëria.